Arrestohet drejtori i Spitalit Fier

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.11.2026, 14:46

Drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja, është arrestuar ditën e sotme në kuadër të një operacioni të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Aktualisht, Voja vijon të qëndrojë në ambientet e policisë, ku po zhvillohen veprimet e para hetimore nga përfaqësuesit e SPAK-ut për të hedhur dritë mbi rrethanat dhe motivet e këtij arrestimi.

Arben Voja është një figurë e njohur në administratën publike në qarkun e Fierit, pasi më herët ka mbajtur disa poste të rëndësishme drejtuese, mes të cilave edhe atë të drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Fier.

Ende nuk ka një informacion zyrtar nëse hetimet e prokurorëve të SPAK do të shtrihen më tej edhe në këtë institucion, ndërsa priten njoftime të mëtejshme nga organet ligjzbatuese për zbardhjen e plotë të çështjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit