Djali i Casillas largohet nga Real Madridi: “Dua të ndërtoj karrierën time, pa më krahasuar me babanë”

12 Nëntor 2026
14:11
Alfred Lleshi
back button

Martín dhe Lucas, dy djemtë e Iker Casillas dhe Sara Carbonero, nuk do të jenë më pjesë e akademisë së Real Madridit. Sipas mediave spanjolle, vendimi për t’u larguar nga “La Fábrica” ishte zgjedhje e vetë dy të rinjve, të cilët do ta vazhdojnë futbollin te Leganés.

Martín luante me “Infantil B”, ndërsa vëllai i tij më i vogël, Lucas, me “Alevín A”. Të dy kanë zgjedhur pozicionin e portierit, ashtu si babai i tyre.

Në një intervistë për podcastin “Resonancia de Corazón”, Martín kujtoi emocionet e ditës kur mësoi se do të stërvitej te Reali: “Babai më tha se kishte një surprizë. Më tregoi në shtëpi se të nesërmen do të stërvitesha me Real Madridin”.

Martín, hijo de Iker Casillas y Sara Carbonero

Ai pranoi se fillimi ishte i vështirë: “Isha shumë i turpshëm, por ishte një ndryshim shumë i rëndësishëm në jetën time”.

Për të ardhmen, Martín ka ambicie të qarta: “Unë jam Martín Casillas dhe dua të ndërtoj karrierën time. Do të dëshiroja të bëhesha portier i kombëtares, por nuk dua të më krahasojnë me babanë”.

Ai zbuloi gjithashtu se këshilla më e rëndësishme që merr prej të atit është të ruajë gjithmonë modestinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit