“Shqipëria nikoqirja e radhës së samitit të NATO-s”, Rama: Ende nuk e kemi një datë, por patjetër do të mbahet në Tiranë

Kryeministri Edi Rama nga samiti në Dublin ka pohuar edhe një herë se Shqipëria do të presë samitin e radhës së NATO-s, por ende nuk është përcaktuar data.

Rama tha se samiti nuk do të mbahet në vitin 2027, ndërsa nëse do të ketë një samit në vitin 2028, ai do të zhvillohet në Tiranë.

“Shqipëria projektohet si mikpritësja e ardhshme e samitit të NATO-s. Çështja është se nuk është arritur ende një dakordim se kur do të zhvillohet. E sigurt është që nuk do të jetë në 2027. Në 2028, nëse do të ketë një samit, do të zhvillohet në Tiranë dhe nuk ka dyshim. Të tjerat janë gjepura”, deklaroi Rama.

Kujtojmë, vendimi që samiti i radhës të mbahet në Tiranë është marrë gjatë samitit të NATO-s në Hagë, më 2025. Ndërsa samiti i 36-të i NATO-s u mbajt më 7–8 korrik në Ankara./KP

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika