“E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj”. Ky është mesazhi i përcjellë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, pas një takimi të ambasadorit Eric Wendt me studentë shqiptarë.
Gjatë takimit, diplomati amerikan u njoh nga afër me mënyrën se si arsimi amerikan dhe inovacioni po përgatisin të rinjtë për të marrë role drejtuese në të ardhmen.
Ambasadori Wendt dëgjoi gjithashtu idetë e studentëve për hapat konkretë që mund të ndërmerren për të çuar Shqipërinë përpara.
“E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada Amerikane në rrjetet sociale, ku theksohet rëndësia e edukimit dhe inovacionit në përgatitjen e brezit të ri.
