Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek të vegjlit, mjekët: Kujdes pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit
Grip, viroza, dhe infeksione të tjera virale duket se janë në kulmin e tyre tek të vegjlit pasi edhe shpeshtësia e vizitave tek mjeku pediatër është rritur ndjeshëm. Pediatrja Sonila Brati tregon shenjat e përgjithshme me të cilat paraqiten.
“Temperaturë e lartë, e cila shfaqet menjëherë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti dhe problematika të shumta të rrugëve të sipërme respiratore. Mund të them se ka qenë një virozë e vështirë, pasi temperatura ka qenë shumë e lartë, por mund të kenë qenë edhe forma të COVID-it të bashkëshoqëruara”, u shpreh pediatrja.
Por shqetësimet nuk janë ndalur këtu, ato kanë prekur edhe traktin gastrointestinal
“Shumë fëmijë paraqiten tek ne me viroza të shoqëruara me të vjella dhe diarre, të cilat zgjasin dy deri në tri ditë dhe shoqërohen me dhimbje të forta barku. Ndonjëherë shfaqet edhe një gjendje e rëndë dehidratimi, çka i detyron të drejtohen në urgjencë për të marrë serum’, tha ajo.
Ajo që mjekët tregojnë si veçori është dominimi i temperaturës, shpesh ngatërrestare në kohë, por edhe rikthimi i shpejtë i virozës pas një mjekimi.
“Nëse u është dashur të qëndrojnë në shtëpi për një javë dhe të marrin mjekim, pas rikthimit në çerdhe apo në kopshte, kemi vënë re se brenda një jave ose 10 ditësh janë rikthyer përsëri me simptoma. Pra, kemi një përsëritje të virozave’, theksoi Brati.
Mjekët tërheqin vëmendjen e prindërve
“Duhet t’ mbajnë në shtëpi në momentin që fëmijët janë të sëmurë”, tha mjekja.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



