KLP pranon pjesërisht kërkesën e ILD, ul me 10% pagën e prokurores për 6 muaj

12 Nëntor 2026 | 12:38

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD lidhur me rastin e magjistrates A.P. KLP ka vendosur uljen e përkohshme të pagës së saj me 10% për gjashtë muaj. ILD kishte kërkuar uljen e pagës deri në 40% për një periudhë deri në një vit.

Hetimi disiplinor ndaj prokurores A.P., nisi pas një ankese të Avokatit të Popullit për mënyrën e përllogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit të një personi të dënuar.

Gjatë hetimit disiplinor, ILD konstatoi se prokurorja kishte neglizhuar në mënyrë të përsëritur detyrimet ligjore për ekzekutimin e vendimeve penale dhe bashkimin e dënimeve, duke mos marrë në konsideratë edhe periudhën e paraburgimit të vuajtur nga i dënuari në Greqi.

Si pasojë e këtyre veprimeve dhe mosveprimeve, personi kishte qëndruar në burg përtej afatit kur dënimi duhej të kishte përfunduar. Inspektori i Lartë i Drejtësisë e cilësoi sjelljen e prokurores si shkelje të rëndë disiplinore, duke vlerësuar se neglizhenca kishte cenuar drejtpërdrejt të drejtën themelore të lirisë personale.

Gjithashtu kishte rrezikuar të sjellë një efekt më të gjerë sistemik, pasi mosrespektimi i detyrimeve ligjore në lidhje me kontrollin dhe përllogaritjen e ekzekutimit të dënimeve mund të përsëritet në raste të ngjashme dhe të sjellë pasoja të drejtpërdrejta në të drejtën e lirisë personale të personave të dënuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për arsimin policor, Hita viziton Akademinë e Policisë në Romë

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, vizitoi Akademinë...
12:15 | 12/11/2026

Shpërthimi me tritol në makinën e një gruaje në Elbasan, në pranga një 17-vjeçar! Në kërkim bashkëautorët

Është arrestuar këtë të enjte nga policia një tjetër prej autorëve, i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetases A. D., një...
12:03 | 12/11/2026

SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

SPAK ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje. Në përfundim të...
11:40 | 12/11/2026