Juglindja e vendit vijon të ketë statistika alarmi sa i përket të ardhmes së saj demografike.
Shifrat e fundit të INSTAT-it e renditën qarkun e Korçës në vend të parë për bilancin më negativ në shkallë vendi, ku u regjistruan 220 vdekje më shumë sesa lindje.
Por cilat janë disa nga shkaqet e këtij realiteti që dëshmon tkurrjen e vazhdueshme të zonës? Sipas analizës së sociologes Maria Dojçe, ky fenomen ushqehet nga kriza e thellë e lëvizjes së popullsisë dhe emigracioni masiv, sidomos i moshave të reja për shkak të mungesës së vendeve të një tregu të stabilizuar pune dhe politikave lokale e kombëtare për frenimin e këtij fenomeni
Ndërsa fshatrat po zbrazen drejt qyteteve të qarkut dhe këto të fundit drejt Tiranës e emigracionit, Korça po humbet gradualisht potencialin e saj më vital.
Ndalimi i kësaj hemorragjie demografike kërkon tashmë strategji të qarta dhe mbështetje reale për familjet e reja, përpara se mungesa e fuqisë punëtore të kthehet në një ngërç të pakthyeshëm.
Top Channel