E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 47 minuta më parë
Ekonomi

Kundërshtohet paketa e re fiskale, ndryshimet prekin turizmin, tregun e pasurive dhe profesionet e lira

Shoqatat e biznesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj paketës së re fiskale, e cila, sipas tyre, rëndon barrën mbi bizneset dhe nxit informalitetin. Turizmi, pritet të ndikohet ndjeshëm nga këto ndryshime, të cilat, sipas përfaqësuesve të këtij sektori, mund të sjellin pasoja të konsiderueshme.

“Për ne, barra fiskale është shumë e lartë dhe nuk duhet të mendojmë që TVSH-ja nga 6% të bëhet 10%. Pika më e fortë e ligjit duhet të jetë formalizimi i tregut. Ne jemi gati të jemi partnerë në këtë proces dhe kërkojmë që TVSH-ja të mbetet 6%. Nëse një treg që e keni me gati 46% informalitet e ngarkoni me rritjen e TVSH-së nga 6% në 10%, do të rrisni edhe më shumë informalitetin. Në kontrata vazhdojmë të punojmë me çmime në euro, pavarësisht zhvlerësimit të saj”, tha Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hotelerisë

“Edhe në kohën që jemi aktualisht, nuk jemi të favorizuar kundrejt rajonit. Kemi vende të tjera afër nesh që janë shumë më mirë se ne. Kemi Malin e Zi, që e ka TVSH-në 7%, dhe Maqedoninë e Veriut, që e ka 5%. Pra, me këtë propozim, pa u konsultuar me ne, nuk mund të konkurrojmë dot. Është shumë e thjeshtë”, u shpreh Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik

Debatet nuk munguan në komision, ku përfaqësues të komunitetit të juristëve dhe avokatëve ngritën shqetësimin se administrata tatimore nuk është ende e përgatitur për të zbatuar ndryshimet e parashikuara në paketën e re fiskale.

Reklamë

“Këto ndryshime që bëni ju, të cilat i ndryshoni pothuajse çdo vit, nuk krijojnë as siguri juridike dhe as siguri për investitorët. Tatimet nuk janë gati për këtë reformë. Modifikoni shtetin, sepse e keni për ibret. Meqë thatë që sistemi është gati, nuk e keni gati”, tha Julian Saraçi, avokat

 “Unë marr rrogë, nuk marr para si ty. Unë kam profesionin e bujkut, por ta kuptosh herën tjetër: këtë arrogancë mos e përdor më kurrë! Kush je ti që jep këshilla?”, Erion Braçe, deputet i PS-së.

Më herët, në komision paraqitën pretendimet e tyre edhe përfaqësues të shoqatave të pasurive të paluajtshme.

 “Tatimi mbi fitimin kapital sot është 15%, pa asnjë lehtësim, dhe në indekset ndërkombëtare Shqipëria renditet si një vend jo i favorshëm. Të dhënat tregojnë se buxheti përfiton kur prona lëviz”, deklaroi Reinaldo Pipiria, shoqata “Narea”.

Një tjetër pikë e kundërshtuar fort nga grupet e interesit ishte rritja e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, pasi sipas tyre krijon një klimë më pak të favorshme për investitorët e huaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.