Manchester United ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e Michael Carrick, duke i dhënë fund aventurës së ish-mesfushorit në drejtimin e skuadrës.
Pas 35 ndeshjesh në drejtimin e klubit të kuq, Carrick mbyll ciklin e tij me një bilanc prej 17 fitoresh, 9 barazimesh dhe po kaq humbjesh.
Pozitat e skuadrës detyruan klubin që të hiqnin dorë nga anglezi, vendi i 18-të me 8 pikë në total.
Tashmë drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e tij.
Emri që kryeson listën është Mauricio Pochettino. Trajneri argjentinas shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”, në një tjetër përpjekje të klubit për të rikthyer stabilitetin dhe rezultatet pozitive.
Vitet e fundit kanë qenë të trazuara për Manchester United, që ka kaluar nga një trajner te tjetri pa arritur të gjejë vazhdimësinë e kërkuar.
Pas Ole Gunnar Solskjaer, Ralf Rangnick, Erik ten Hag dhe Ruben Amorim, tashmë është radha e Carrick për t’u larguar nga Old Trafford.
Situata sportive është alarmante, pasi sipas raportimit, United ndodhet aktualisht në një pozicion që rrezikon rënien nga Premier League.













