Erion Vishkulli, i riu i cili mbeti i plagosur në sy si pasojë e plumbit të gomës nga forcat policore iu nënshtrua të martë e 11 nëntorit një operacioni të dytë në Itali në spitalin ‘Gemelli’, ndërsa mjekët atje janë ende në pritje të rezultateve.
Në një intervistë për edicionin e paradites në Syri Tv, gazetarja Alba Kepi dha detaje nga ndërhyrja kirurgjikale që iu bë të riut Vishkulli, duke thë se Erion Vishkulli ende nuk ka shikim në syrin e majtë ku është bërë operacioni.
Sipas saj mjekët janë në pritje të rezultateve të transplantit, ndërsa pas disa muajsh apo një vit, Erioni do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni të kushtueshëm në spitalin Italian.
Operacioni zgjati mbi 4 orë e gjysmë, delikat, ristrukturim të syrit të majtë të asaj që ishte dëmtuar nga goditja. Operacion mjaft delikat, në syrin e majtë të Erionit bëri që shikimi të mungojë nga plumbi i gomës.
Me transplantimin që i është bërë dhe me pritshmëritë e mjekëve mbetet shpresa që një operacion tjetër pas muajsh, të kryhet dhe të shikohet sa mund të rikuperohet shikimi. Dëm i cili në një operacion i tretë, do të pritet disa muaj ose një vit se kur do të kryehet një tjetër operacion me kosto shumë të lartë financiare, për rikthimin e shikimit të Erion Vishkullit.
Në syrin e majtë s’ka shikim, do të pritet pas disa kohësh që të hyjë rreze drite në sy dhe do priten rezultat e transplantit të djeshëm. Sipas mjekevë pritet se si do reagojë trupi me këtë transplatim dhe ana psikologjike gjithashtu. Familjarët s’kanë ende informacion se ku ka shkuar plumbi i gomës dhe kush e ka marrë në dorëzim.
© SYRI.net
Zhduket Oltion Bistri/ Ish-shefi i Operacionales nuk gjendet në banesë, dyshohet se ka ikur drejt ...
Transportonin 4 kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë
Trafikonte drogë dhe armë lufte/ Gazeta spanjolle: Kush është Luka, mafiozi i rrezikshëm shqiptar që u vra në Orihuela