E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Vendi

Shpërthimi me tritol i makinës në Elbasan, kapet 17-vjeçari i dyshuar si autor

Një 17-vjeçar është ndaluar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetases A. D., ngjarje e ndodhur një javë më parë.

I riu, i identifikuar me inicialet B. H., u lokalizua dhe u kap në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, i cili vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Shpërthimi ndodhi më 5 nëntor 2026, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku automjeti në pronësi të shtetases A. D. u dëmtua nga shpërthimi i lëndës plasëse.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se 17-vjeçari ka qenë bashkautor në vendosjen dhe shpërthimin e eksplozivit.

Reklamë

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe përcaktimin e përgjegjësive penale të secilit, nën drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.