Një 17-vjeçar është ndaluar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në automjetin e shtetases A. D., i cili u hodh në erë një javë më parë.

Ndalimi i të miturit u bë në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, i cili vijon për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë personave të përfshirë në ngjarje.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi më 5 nëntor 2026, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku automjeti në pronësi të shtetases A. D. u shpërthye me lëndë plasëse. 17-vjeçari B. H. dyshohet se është bashkautor në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjet.

Ndërkohë, Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe përcaktimin e përgjegjësive penale të secilit, nën drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Top Channel