Një ditë nga vendimi i Apelit të GJKKO për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri, i cili duhet të rikthehet në burg dhe të vuajë dënimin me 7 vite e 5 muaj heqje lirie, Policia e Shtetit është vendosur në kërkim të tij. Sipas informacioneve Bistri nuk është gjetur në banesë nga forcat e policisë. 

Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales Oltion Bistrin duke e dënuar përfundimisht me 11 vite burg për pastrim parash e korrupsion pasiv, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 7 vite e 4 muaj. Bistri akuzohet për pastrim parash e korrupsion pasiv, akuza të cilat një vit më parë u rrëzuan nga GJKKO. 

Në vendimin e rreth një viti më parë Bistri u shpall fajtor vetëm për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, për të cilat mori 3 vite burg, që pas uljes përfundoi në 2 vite burg. Ai fitoi lirinë pasi sipas vendimit, koha në paraburgim ishte më e gjatë se dënimi. 

Bistri u arrestua nga SPAK më 27 korrik 2023 në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”. Aksioni erdhi pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC dhe akuzave për dekonspirim të operacioneve policore