Kreu i PD u paraqit sot në SPAK ne cilësinë e kallëzuesit ndaj Irena Gjokës për tu pyetur për kallëzimin e tij.
Sipas kreu të PD, ‘Irena bukosi në mënyrë kriminale KLGJ-në, KLP-në dhe ILD-në’. ‘Askush nuk e di ku janë tre pasaportat e saj’, tha kreu i PD
Berisha: Pse Irena është turpi i turpeve?
Sepse Irena arrin të bukosë në mënyrën më kriminale KLGJ-në, KLP-në, jo më këta Dumanër e Manekër, por të bukosë KLGJ-në, të bukosë ILD-në, të bukosë KLP-në, institucione të cilat me Kushtetutë janë të ngarkuara të garantojnë zbatimin e ligjit mbi sistemin e drejtësisë.
Historiku i saj është histori turpi dhe kriminale.
Irena Maneku është shkarkuar nga Sali Berisha në vitin 1996.
U kërkua të japë dorëheqjen për konflikt interesi, nuk dha dorëheqjen. Arriti në atë shkallë sa t’u thotë avoketërve të mi, provoni se jam shkarkuar.
Dhe KLGJ, që u kishte dhënë vërtetimin e shkarkimit avoketërve të mi, u mohonte këtë vërtetim grupit parlamentar të PD.
Pse ua mohonte?
Nëse ua mohoi me urdhër politik apo ua mohoi se i pagoi Irena, kjo është... por të njëjtin dokument që i është dorëzuar avoketërve, nuk ia dha grupit parlamentar të PD.
Irena është historia më e turpshme që mund të ekzistojë sepse ka shfrytëzuar pozitën, ka nxjerrë tre pasaporta, ka ndryshuar mbiemrin dhe nuk ka dorëzuar asnjë pasaportë në komisariat, nuk ka njoftuar asnjë humbje pasaportash.
Irena është një shëmbëlltyrë e turpit njerëzor, e zyrtarit dhe gjyqtarit sepse ka një dënim penal në gjykatën e Janinës.
Për çfarë? Për falsifikim vize.
Ka një ekspertizë të autoriteteve policore greke të cilat konfirmojnë se viza ka qenë e falsifikuar.
Por për Irenën nuk është faji i saj, është faji i atij që ka falsifikuar vizën.
E kuptoni apo jo?
Se ku janë pasaportat e saj, askush nuk e di.
Në çdo moment gjyqtari, për çdo gjë që i cenon integritetin në përputhje me nenin 6 të Kushtetutës, dhe cenimi i integritetit sipas nenit 6 të Kushtetutës parashikon shkelje të ligjeve të miratuara me tre të pestat në Parlament. Por të gjitha këto, për ata nuk ekzistojnë.
Kjo ishte Irena dhe mund të hyj dhe të them shumë gjëra të tjera, por nuk ia vlen.
© SYRI.net