Po transportonin 4 emigrantë kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtori
Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi në bashkëpunim me një 21-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim, transportonin kundrejt pagesës 4 shtetas kinezë që synonin të kalonin ilegalisht në Greqi.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë M. M., 19 vjeç, banues në Konispol, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë.
Në bazë të operacionit, raportohet se shtetasi M. M. monitoronte rrugën për praninë e Policisë, ndërsa shtetasi A. S. e ndiqte pas me automjetin me të cilin transportonte në drejtim të Konispolit 4 shtetasit kinezë.
Pas identifikimit nga policia, shtetasi A. S. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duke përfituar nga terreni dhe errësira.
Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet e përdorura për këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, Berisha paraqitet në SPAK si dëshmitar
Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton raportin e qëndrueshmërisë 2025: Rritje dhe tranzicion i gjelbër, shifrat e një industrie që sheh drejt vitit 2030
PROFIL! Kush është drejtuesja e re e SHISH Esmeralda Hasani
- 10:44 I zhdukur prej 6 ditësh në pyll, adoleshenti australian gjendet i gjallë! Pamje nga operacioni i shpëtimit (VIDEO)
- 10:31 Xi Jinping thirrje të fortë për Tajvanin: Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet, ribashkimi patjetër do të realizohet
- 10:29 Ligji për Specialen, PDK kërkon rrëzimin e vetos së presidentes! LVV kërkon ligj të ri
- 10:26 Mbërritja me vonesë e Yamal në kampin stërvitor të Spanjës, De la Fuente: Nuk ka ndonjë privilegj të veçantë
- 10:16 Gjenden mbetje mortore të një personi gjatë gërmimeve në Lubizhdë të Prizrenit
- 10:10 Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, Berisha paraqitet në SPAK si dëshmitar