Zëvendësministri grek i Zhvillimit, Lazaros Xhavdaridis ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e së enjtes pas një skandali që lidhet me përfitimin e dyshuar të pikëve shtesë për pranimin në universitet të vajzës së tij. Dorëheqja u pranua menjëherë nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Sipas burimeve qeveritare, shpjegimet që dha zëvendësministri për përfshirjen e vajzës së tij në këtë çështje nuk u konsideruan të mjaftueshme.