Agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka hapur konkursin për astronautë të rinj, disa prej të cilëve mund të jetojnë dhe punojnë në Hënë për periudha disavjeçare. Konkursi është pjesë e planeve ambicioze të NASA-s për rikthimin e njeriut në sipërfaqen e Hënës dhe ndërtimin e një baze të përhershme që do të shërbejë si katapult për eksplorime më të thella të sistemit tonë diellor dhe hapësirës. Sipas njoftimit zyrtar të agjencisë, aplikimet janë hapur më 7 nëntor, ndërsa afati i fundit për paraqitjen e tyre është 3 dhjetori 2026.