Një zjarr ka përfshirë ambientet e brendshme të një magazine prej druri pranë ish-Parkut në Gjirokastër.
Për të mundësuar ndërhyrjen nga jashtë, zjarrfikësit prenë hekurat mbrojtës të një dritareje, duke krijuar akses për hedhjen e ujit dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.
Falë ndërhyrjes së tyre, flakët u izoluan pa prekur ambientet e tjera të magazinës. Nga ngjarja janë raportuar vetëm dëme të vogla materiale.