Bardh Sejdarasi gazetar dhe ekspert ekonomie ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv.
Ai gjatë bisedë më moderatorin Flavio Qarri tha se Shqipëri nuk ka një model ekonomik të caktuar, prandaj nga mungesa e prodhimit të brendshëm shkakton edhe rritjen e çmimeve.
Flavio Qarri: Me duket mua apo ne shqiptarëve por është bërë e vështirë mbijetesa edhe për ata që kanë të ardhura mbi mesataren.
Bardh Sejdarasi: Zakonisht ne flasim me shifra dhe ato tregojne shumë gjëra. Ne themi për shembull që kemi një rritje ekonomike me të lartën në rajon 3,7 për qind. Kemi nga viti 2023, jemi prapë të parët në rajon për sa u përket të ardhurave. Por kemi çmime më të larta. Ju përmendet ne kronikë dhe mua më pëlqeu krahasimi me disa shifra që lidhen me Bashkimin Evropian. Po ju them një Evropian merr 100 euro, ne marrim 48 euro. Pra ne marrim 48 dhe shpenzojmë 103.8 për të blerë të njëjtin produkt që blejnë qytetarët evropianë.
Flavio Qarri : Pra, ne marrim shumë më pak se sa merr nje evropian, por për të blerë të njëjtin produkt ne duhet të paguajmë me shumë se ai.
Bardhi Sejdarasi: E përmenda për të treguar se ku është niveli i çmimeve në këtë vend. Sigurisht që ka shumë faktorë që ndikojnë dhe ne i kemi analizuar herë pas here që lidhen edhe me tregun edhe me industrinë. Në gjykimin tim, çmimet nuk ulen dot as duke bërë thirrje qeveritare. Problemi është se ne kemi nevojë për disa faktorë dhe aktorë vendas që të mund të ulim çmimet. Ne kemi nevojë që të rrisim patjetër prodhimin vendas. Ne kemi nevojë të rrisim produktivitetin për ta patur pagën sipas produktivitetit dhe jo sipas vendimit të qeverisë. Ne kemi nevojë që industria dhe bujqësia të mos kenë 10 tre mujorë që bien por të kemi rritje të prodhimit vendas.
Ne mund të flasim pastaj për çmimet sepse mund të bëjmë thirrje për ulje çmimesh, të bëjmë thirrje publike etj. Por çmimet nuk ulen me urdhër, nuk ulen as duke bërë çmime pasqyrash, e absolutisht as me borde. Unë e kam thënë me kohë që bordet, e para janë të përkohshme por nuk arrijnë dot që të përmirësojnë tregun, te sjellin pikërisht atë konkurrencë që na mungon. Nëse do kishim konkurrencë ne do kishim problemin kryesor te zgjedhur.
Flavio Qarri: Çfarë lloj ekonomie është kjo që nuk i funksionin asnjë aspekt.
Bardhi Sejdarasi: Tani ne nuk kemi një model. Të gjithë ekonomistët e pranojnë që nuk ka një model të njohur të ekonomisë në vend tonë. Pra ne ende nuk e arrijmë dot të përcaktojmë se çfarë përfaqësojmë. Cili është sektori prioritar, psh. Ne themi që është turizmi Mirëpo po të shikosh, ndërtimi dhe konsumi veçanërisht i administratës publike na krijuan një vit më parë 77 për qind të të ardhurave. Pra nuk kemi pjesën e industrisë. Të ardhurat kryesore vijnë nga këto sektorë. Meqë më përmende turizmin. Në kemi patur vitin që shkoi 5,7 miliardë të ardhura vitin që shkoi dhe kemi patur 3,2 miliardë euro që shkuan jashtë nga udhëtimet e shqiptarëve. Po ta shikosh neto sa është fitimi atëherë ndalon dhe thua… Kryesore për mua është që ekonomia prodhuese nuk funksionon, pagat sipas produktivitetit dhe jo sipas vendimit të qeverisë dhe pjesa tjetre lidhet me ndryshimin tërsor të këtij modeli që nuk mund të qëndrojë si i tillë.
© SYRI.net