Kallëzimi/ Berisha në SPAK, do të japë dëshmi për Irena Gjokën

10:15, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në SPAK sot më 12 nëntor, pasi do të pyetet në lidhje me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.

Berisha është thirrur që të dëshmojnë, në cilësinë e kallëzuesit. Prokuroria ka vijuar veprimet hetimore ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të mos pranuar kërkesën e SPAK për mbylljen e hetimeve. Gjykata vendosi që dosja të rikthehet për plotësimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të tjera procedurale.

Çështja ndaj Gjokës lidhet me dyshimet për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, pasi pretendohet se në të nuk është deklaruar një dënim i marrë më herët nga gjyqtarja në Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco