Gjenden mbetje mortore të një personi gjatë gërmimeve në Lubizhdë të Prizrenit

12 Nëntor 2026 | 10:16

Policia e Kosovës ka njoftuar këtë të enjte se sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ka gjetur mbetje mortore të një personi.

Pas gjetjes, mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime tutje.

“Sektori i për Hetimin e Personave të Zhdukur, gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara kanë gjetur mbetje eshtërore të një individi. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

Rreth 150 mijë lodra për fëmijë, të ndaluara në kufirin e Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të sigurisë, do t’u nënshtrohen procedurave të...
19:02 | 11/11/2026

FSK reagon pas publikimit të pamjeve ku një ushtar vetëplagoset duke gjuajtur me mitraloz (VIDEO)

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka reaguar pas publikimeve të pamjeve ku shihet një ushtar i FSK-së duke u lënduar gjatë trajnimeve në një...
18:47 | 11/11/2026

Kurti nga Parisi: Pranimi i Kosovës në BE bazuar në meritë, jo përmes një dere të pasme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian përmes meritës dhe zbatimit të reformave, duke përjashtuar çdo rrugë të...
18:40 | 11/11/2026