Pochettino drejt Manchester United, kombëtarja amerikane në duart e Pep Guardiolës? SHBA nuk do të jetë në Botërorin U17 që do të mbahet në Katar dhe që do të nisë në 19 nëntor për t’u mbyllur në 13 dhjetor.
Federata Amerikane e Futbollit e konfirmoi këtë vendim përmes një mesazhi privat drejtuar futbollistëve duke thënë se ai u mor për arsye sigurie për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
‘Ju shkruajmë për t’ju informuar se morëm vendimin e vështirë për të anuluar përgatitjet për Kupën e Botës dhe pjesëmarrjen tonë në kompeticion-theksohej në mesazhin e Federatës-për fat të keq duke parë rrethanat aktuale, mes të cilave edhe paralajmërimin për udhëtarët të nivelit 3 te nxjerrë nga Departamenti i Shtetit dhe direktivar për personelin e ambasadës dhe familjeve të tyre, nuk jemi më në gjendje që të marrim pjesë në turne’.
Lufta në Lindjen e Mesme nisi në muajin shkurt me sulmet e SHBA e Izraelit kundër Iranit me këtë të fundit që u kundërpërgjigj duke shënjestruar mes të tjerave, vendet aleatë të ëashingtonit në rajon. Që nga ai moment, shumë evente sportive në Lindjen e Mesme janë anuluar, shtyrë apo spostuar diku tjetër. Në javët e fundit janë anuluar disa evente në rajon për shkak te sulmeve thuajse të përditshme me raketa e dronë të Huthit, aletaëve të Iranit kundër Arabisë Saudite.
Top Channel