Ardhja e Pochettino shkakton pakënaqësi te Manchester United, disa lojtarë preferojnë një trajner tjetër

12 Nëntor 2026
9:17
Telesport
back button

Edhe pse emërimi i tij nuk është bërë ende zyrtar, ardhja e mundshme e Mauricio Pochettino te Manchester United (aktualisht trajner i kombëtares së Amerikës), po shkakton tashmë pakënaqësi mes “djajve të kuq”. Sipas raportimeve, disa lojtarë do të kishin preferuar një kandidat tjetër për të zëvendësuar Michael Carrick.

Sipas ‘TeamTalk’, disa anëtarë të skuadrës së United nuk janë të kënaqur me mundësinë e ardhjes së argjentinasit. Ata do të kishin preferuar emërimin e Unai Emery, i cili po bën një punë të shkëlqyer në krye të Aston Villa. Një mendim ky që ndahet edhe nga shumë tifozë e komentatorë pranë klubit nga Manchesteri.

Megjithatë, trajneri spanjoll raportohet se ka refuzuar të largohet nga skuadra e Birmingham për t’iu bashkuar rivalëve të tyre në mes të sezonit, gjë që e ka detyruar drejtuesit e United t’i drejtohen Pochettino.

Vendimi për të synuar ish-trajnerin e Tottenham rrezikon të krijojë tensione të menjëhershme brenda dhomës së zhveshjes. Kjo është gjëja e fundit që i duhet skuadrës në këtë fazë të sezonit, veçanërisht duke marrë parasysh renditjen e dobët në Premier League.

Sipas medias angleze, kjo përbën një “mundësi të fundit” për Jason Wilcox, drejtorin teknik të Manchester United, pas vendimeve të tij të mëparshme për të emëruar Rúben Amorim dhe Carrick. Nëse edhe ky tentativë për Pochettino përfundon në dështim, Wilcox pothuajse me siguri do të përballet me shkarkimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit