Presidenti Bajram Begaj, në mbështetje të neneve 92, shkronja “f” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar”, me propozim të Kryeministrit, me dekret nr. 595, datë 12.11.2026, dekretoi sot emërimin e zonjës Esmeralda Hasani në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Përpara dekretimit, janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.
Esmeralda Hasani merr drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, pas arrestimit të Vlora Hysenit.
Hasani ka drejtuar institucione kërkimore, ka qenë këshilltare dhe shefe kabineti pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën, si dhe konsulente pranë Kryeministrisë.