Trajneri Rolando Maran është detyruar të bëjë zgjedhje të vështira për sfidën e sotme ndaj Finlandës, për shkak të numrit të kufizuar të lojtarëve në listën e ndeshjes.
Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë përballë Finlandës me disa kufizime në alternativat e disponueshme. Për shkak të numrit të kufizuar të futbollistëve që mund të përfshihen në listën zyrtare, katër emra do të mbeten jashtë stolit.
Bëhet fjalë për Feta Fetaijn, Ysni Ismailin, Klevi Qefalijan dhe Samuele Sinën, të cilët nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit për këtë përballje.
Në këto kushte, Rolando Maran do të ketë mundësi të kufizuara për të ndërhyrë gjatë ndeshjes. Një prej alternativave të pakta në stol është Haxhi Seferi, i cili mund të përshtatet edhe si zëvendësues i Elseid Hysajt.
Mungesa e alternativave e bën më të vështirë menaxhimin e takimit për stafin teknik, sidomos në rast se Shqipëria do të ketë nevojë për ndryshime taktike apo freskim të repartit gjatë lojës.