Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Esmeralda Hasanin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pas zhvillimeve në hetimin ndaj drejtueses së deritanishme, Vlora Hyseni.
Dekreti është firmosur më 12 nëntor 2026, me propozim të Edi Ramës dhe sipas dokumentit, emërimi hyn në fuqi menjëherë.
Hasani merr drejtimin e institucionit në një moment kur SHISH-i është në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të hetimeve ndaj Vlora Hysenit, e cila është marrë nën hetim nga SPAK.
Me dekretimin e Begajt, Esmeralda Hasani merr zyrtarisht drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit.












