Boston vijon të komandojë renditjen në Konferencën e Lindjes, pas fitores 98-93 ndaj Toronto jashtë fushe. Jayson Tatum me 24 pikë ishte më i miri për Celtics. Humbet skuadra kampione e New York, që u mund në fushën e saj 115-107 nga Cleveland. James Harden me 32 pikë shkëlqeu në fushë për Cavaliers.
Vijojnë paraqitjet e mira të Lakers, skuadra me më shumë fitore deri më tani në NBA. Kalifornianët fituan 123-112 në fushën e Milwaukee, ku u dallua Luka Doncic me 32 pikë. Fitore të rëndësishme korri ekipi i Denver, që falë 30 pikëve të Jamal Murray dhe 27 në Nikola Jokic mposhti 123-118 Memphis.
Nuk zhgënjen skuadra e Spurs, forca e dytë në Perëndim, që sot mundi 124-119 Chicago. Tjetër ndeshje e mirë e Victor Wembanyama, që realizoi 32 pikë për Spurs. Humbet skuadra e Golden State, që u mund 115-105 nga Houston, takim ku të gjithë titullarët e ekipit teksan realizuan mbi 14 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – Washington, 114-101
New York – Cleveland, 107-115
Toronto – Boston, 93-98
Chicago – San Antonio, 119-124
Memphis – Denver, 118-123
Milwaukee – Lakers, 112-123
New Orleans – Brooklyn, 111-145
Utah Jazz – Orlando, 106-123
Houston – Golden State, 115-105
Portland – Oklahoma, 118-108







