Shkëputet një masiv shkëmbor në Rrugën e Kombit, bllokohet përkohësisht qarkullimi pranë Bardhocit

Shkëputet një masiv shkëmbor në Rrugën e Kombit, bllokohet përkohësisht qarkullimi pranë Bardhocit

08:06, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e shiut kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor në afërsi të fshatit Bardhoc, në segmentin e Rrugës së Kombit, në drejtim të pikës kufitare të Morinit.

Rënia e gurëve në trupin e rrugës ka sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për disa minuta.

Fatmirësisht, në momentin e shkëputjes së masivit shkëmbor nuk ka pasur automjete duke kaluar në këtë segment, duke shmangur kështu pasoja të mundshme për përdoruesit e rrugës.

Ndërhyrja e firmës mirëmbajtëse, me anë të mjeteve të rënda, bëri të mundur largimin e masivit shkëmbor dhe normalizimin e qarkullimit brenda rreth një ore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco