Mauricio Pochettino duket se është i destinuar të shkojë drejt Manchester United ku do të zëvendësojë trajnerin e Djajve të Kuq, Michael Carrick. E gjithë kjo e vuri në lëvizje Federatën Amerikane të Futbollit që duket se e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e mundshëm të argjentinasit në pankinën e kombëtares së SHBA.

Bëhet fjalë për Pep Guardiolën që është i lirë pas largimit nga Manchester City. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja amerikane ‘The Athletic’ sipas së cilës, trajneri katalanas ka profilin ideal për të marrë drejtimin e përfaqësueses në vend të Pochettinos.

Por vështirësia qëndron te bindja e Guardiolës për të pranuar këtë detyrë, një mision që nuk është aspak i lehtë. Trajneri katalanas së fundmi nuk ka shfaqur interes për t’u kthyer në pankinë dhe në të kaluarën kishte refuzuar edhe propozime të tjera mes të cilave edhe ai i për të drejtuar kombëtaren italiane. Për t’u theksuar është se Guardiola shpesh nuk i ka kursyer elozhet për projektin afatgjartë dhe potencialet e futbollit në SHBA, ku ai edhe ka jetuar

Gjithsesi, për momentin është thjesht një hipotezë merkatoje e lidhur me lamtumirën e Pochettinos nga pankina e kombëtares amerikane.

Top Channel