Hygerta Sako zbulon cilësitë që kërkon te partneri dhe çfarë qëndron pas bukurisë së saj

E ftuar në emisionin “Studio A” të televizionit ATV, gazetarja dhe moderatorja sportive Hygerta Sako foli për partnerin që do të donte në të ardhmen, si edhe për sekretin e bukurisë së saj.

Hygerta Sako tregon “kushtet” se si një mashkull mund të

Të lidhura

None found

Sako tha se shpesh njerëzit habiten kur mësojnë moshën e saj, por këtë ia atribuon gjenetikës dhe jo ndonjë merite personale. Ajo shtoi se komplimentet për pamjen i bëjnë kënaqësi një gruaje, por, sipas saj, kjo nuk është gjëja më e rëndësishme.

“Bukuria është vetëm mbështjellësi. Mund të jesh shumë e bukur, por nëse nuk ke esencë e përmbajtje, nuk vlen asgjë; je vetëm për zbukurim”, u shpreh ajo, duke theksuar se për të kanë më shumë rëndësi cilësitë e brendshme.

Për partnerin, kriteri i parë i Sakos është inteligjenca. Ajo tha se pamja nuk ka aq peshë për të, ndërsa e tërheq një person që e sfidon dhe i duket interesant. Respektin, vlerësimin dhe mënyrën se si ai sillet e trajton, i konsideron po ashtu thelbësore.

Humori, sipas saj, është gjithashtu i rëndësishëm dhe një njeri gazmor do të ishte i mirëpritur. Megjithatë, Sako tha se ende nuk i ka gjetur të gjitha këto cilësi te një person i vetëm. Ajo shtoi se pret që dikush t’i ketë të gjitha, por dashuria, ashtu si jeta dhe vdekja, e ka kohën e vet.


Shtuar më 11.11.2026 23:43

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet