Kuvendi mblidhet nesër, në agjendë interpelanca me Arben Vitinë dhe mocioni për energjinë

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë nesër, më 12 nëntor, një seancë plenare që nis në orën 10:00. Mes çështjeve të parashikuara për shqyrtim janë marrëveshjet ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe mocioni për situatën në sektorin e energjisë elektrike.

Në bazë të njoftimit të Kuvendit, deputetët do të trajtojnë tri projektligje që synojnë ratifikimin e marrëveshjeve Kosovë-Suedi për ekstradimin, transferimin e personave të dënuar dhe ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, në rendin e ditës është përfshirë edhe Projektligji për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.

Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe Propozim-Programin e Punës së Kuvendit për Sesionin Vjeshtor 2026.

Interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhet me rastin e pacientes me kancer të gjirit, e cila qëndroi katër muaj pa marrë terapi, si dhe me mungesën e barnave onkologjike.

Një tjetër pikë e parashikuar është mocioni përmbajtjesor lidhur me planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Para trajtimit të pikave të rendit të ditës, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe parashtrimin e pyetjeve parlamentare.


Shtuar më 11.11.2026 23:45

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet