VIDEO/ Roja amerikane i tërheq vëmendjen me zë të lartë Pete Hegseth në Varrezat e Arlingtonit: Heshtje...

VIDEO/ Roja amerikane i tërheq vëmendjen me zë të lartë Pete Hegseth në Varrezat e Arlingtonit: Heshtje...

22:20, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ushtar amerikan që ruan Varri i Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit i ka tërhequr vëmendjen Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe grupit që e shoqëronte, pasi disa prej tyre po qeshnin dhe bisedonin pranë memorialit pas ceremonisë për Ditën e Veteranëve.

“Të gjithë vizitorët duhet të ruajnë një atmosferë heshtjeje dhe respekti në çdo kohë”, u dëgjua t'u thoshte ushtari, duke ndalur patrullimin për t'iu drejtuar grupit që po largohej.

Në momentin e incidentit, Hegseth po bënte fotografi përpara varrit së bashku me bashkëshorten dhe disa prej këshilltarëve të tij. Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e Ditës së Veteranëve kishin marrë pjesë gjithashtu presidenti amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidenti JD Vance.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, deklaroi se ushtari u kujtoi të gjithëve, në mënyrë të drejtë dhe me respekt, rëndësinë e ruajtjes së sjelljes së duhur.

Varri i Ushtarit të Panjohur konsiderohet një nga memorialët më të shenjtë të luftës në SHBA dhe ruhet pa ndërprerje nga një ushtar i Regjimentit të 3-të të Këmbësorisë që prej vitit 1948.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco