Një vatër zjarri ka përfshirë ambientet e brendshme të një magazine prej druri pranë ish-Parkut në Gjirokastër.
Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në pjesën tjetër të objektit.
Në brendësi të magazinës ndodheshin materiale drusore, të cilat përbënin rrezik për përhapjen e shpejtë të zjarrit në të gjithë ambientin.
Nuk dihet ende shkaqet e zjarrit.













