Një banor i fshatit Dushk, në Bashkinë Lushnjë ka denoncuar gjendjen e rëndë të rrugëve në një prej lagjeve të këtij fshati, ku sipas tij banorët janë lënë në harresë prej shumë vitesh.
Pavarësisht se paguajnë taksat si çdo qytetar tjetër, banorët vijojnë të përballen me rrugë të pakalueshme, baltë dhe mungesë të infrastrukturës më elementare.
Situata bëhet edhe më problematike gjatë dimrit, veçanërisht për fëmijët që duhet të shkojnë në shkollë. Sipas denoncuesit, ata detyrohen të veshin çizme dhe të përshkojnë rrugën me baltë deri në momentin që dalin në rrugën kryesore.
Banori ngre shqetësimin se, pavarësisht ankesave të përsëritura ndër vite, askush nuk ka marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi./ piranjat news











