Transporti dhe shërbimet e tjera publike në të gjithë Spanjën janë përballur me ndërprerje të mëdha gjatë grevës së parë të përgjithshme në 14 vitet e fundit, të thirrur nga sindikatat kryesore për shkak të krizës së strehimit dhe rritjes së kostos së jetesës. Protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin, përfshirë Madridin dhe Barcelonën, ku dhjetëra mijëra njerëz marshuan gjatë orëve të mbrëmjes. Qytetarët spanjollë pritet të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 29 nëntor. Kreu i sindikatës së madhe UGT, Pepe Álvarez, e cilësoi grevën një sukses, duke deklaruar se pjesëmarrja ishte “masive”. Ndërsa Unai Sordo, drejtues i sindikatës CC OO, tha se pjesëmarrja ishte “shumë e konsiderueshme”. Megjithatë, Konfederata Spanjolle e Organizatave të Biznesit deklaroi se pjesëmarrja ishte “e ulët dhe e pabarabartë”, në varësi të zonave dhe sektorëve të përfshirë.