Ronaldo dhe Thierry Henry në të njëjtin serial, portugezi surprizon me projektin e ri
Prania e Kylian Mbappe në ndeshjen me Italinë ka qenë temë diskutimi në media në orët e fundit, por tani vjen konfirmimi që ai nuk do të zbresë në fushën e lojës.
Është vetë trajneri i Bluve që e bëri të ditur në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të sfidës të së enjtes teksa tha se ndjeu pak dhimbje dhe se shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen ndaj Turqisë.
‘Mbappe nuk do të luajë kundër Italisë. Ndjeu pak dhimbje, nuk do të rrezikojmë as me Mbappe e as me ndonjë futbollist tjetër-tha Zidane-na vjen keq që humbasim një futbollist dhe shpresoj që të luajë të dielën kundër Turqisë’.
Përsa i përket gjendjes shpirtërore të sulmuesit të Realit të Madridit gjatë kësaj jave, trajneri i Francës tha se e kishte parë mirë.
‘E kam parë mirë, ka dëshirën për të luajtur kundër Turqisë. Do të donte të ishte nesër-shtoi Zidane-kur dikush ndjen dhimbje, nuk rrezikojmë sepse sezoni është i gjatë. Gjithnjë kështu veproj kur një futbollist ka dëmtime të lehta’.
Kylian Mbappe nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës ditën e martë përpara se skuadra të udhëtonte drejt Italisë dhe qëndroi nën kujdesin e mjekëve dhe fizioterapistët.
Top Channel