Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave në Tiranë, i është nënshtruar këtë të mërkurë ndërhyrjes së dytë kirurgjikale në Itali.
Vishkulli ka bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses, megjithatë trajtimi i tij do të vijojë. Ai njofton se javën e ardhshme do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje, të cilën e cilëson si më të rëndësishmen, pasi lidhet drejtpërdrejt me mundësinë e rikthimit të shikimit.
Të lidhura
None found
I riu ndodhet në Itali, ku po merr trajtim të specializuar për dëmtimin në sy që pësoi gjatë protestës në Tiranë.








