Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bashkortostan të Rusisë.

Siç edhe shihet në pamje të publikuara në rrjetet sociale, dy shoferë arritën të përplaseshin me njëri-tjetrin në një parking pa asnjë veturë tjetër.


Të dy vendosën të lëviznin mbrapa në të njëjtën kohë, pa e vërejtur njëri-tjetrin.

Përplasja ndodhi krejt papritur, në një hapësirë ku dukej se nuk kishte asnjë mundësi për aksident. /Telegrafi/