SpaceX nënshkruan marrëveshje 60 mln euro me kompaninë gjermane për furnizimin me qeliza diellore satelitore

11 Nëntor 2026 | 20:18

Kompania amerikane SpaceX, e drejtuar nga Elon Musk, ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 60 milionë euro me kompaninë gjermane të teknologjisë dhe inxhinierisë mekanike Singulus Technologies, për furnizimin me qeliza diellore që do të përdoren në projektet e saj të reja satelitore.

Marrëveshja përbën një kontratë të rëndësishme për kompaninë gjermane, e cila pritet të përfitojë nga kërkesa në rritje për teknologjinë e prodhimit të energjisë diellore në sektorin hapësinor.

Sipas njoftimit, porosia prej 60 milionë eurosh është vetëm e para në kuadër të një bashkëpunimi më të gjerë mes dy kompanive. Elon Musk e konfirmoi marrëveshjen përmes një deklarate në platformën X.

Lajmi pati ndikim të menjëhershëm në tregjet financiare, ku aksionet e Singulus Technologies u rritën përkohësisht me 65 deri në 80 për qind, duke e çuar vlerën e kompanisë në rreth 73 milionë euro.

Rritja është veçanërisht e konsiderueshme duke pasur parasysh se kompania regjistroi të ardhura vjetore prej 48.3 milionë eurosh gjatë vitit 2025.

Në kuadër të partneritetit strategjik, palët planifikojnë gjithashtu krijimin e objekteve dhe linjave të reja të prodhimit, me synimin për të arritur një kapacitet prodhues të teknologjisë diellore prej 100 gigavatësh.

Ky kapacitet është i krahasueshëm me prodhimin vjetor të energjisë elektrike të rreth dhjetë reaktorëve të mëdhenj bërthamorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izrael, Eisenkot paralajmëron Netanyahun: Mos nisni operacione ushtarake pa pasur një kërcënim

Gadi Eisenkot, i ngarkuar me formimin e qeverisë së ardhshme të Izraelit, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë Benjamin Netanyahu të mos ndërmarrë operacione...
20:14 | 11/11/2026

Zelensky takohet të enjten në Dublin me të dërguarit amerikanë: Evropa duhet të jetë pjesë e çdo faze të negociatave

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se do të takohet të enjten në Dublin me të dërguarit specialë të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff dhe...
18:48 | 11/11/2026

Kompania Meta gjobitet nga Brazili me 1.34 mln dollarë për mungesë transparence gjatë fushatës elektorale

Gjykata e Lartë Zgjedhore e Brazilit ka gjobitur kompaninë Meta me 7.5 milionë reais, rreth 1.34 milionë dollarë, për dhënien e informacioneve të paplota në...
18:38 | 11/11/2026