“Aleksandër Darchiev shërbeu në një nga fushat më sfiduese të politikës së jashtme ruse. I shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij”, thuhet në deklaratë.
Diplomati me karrierë të gjatë, i njohur për kritikat e ashpra ndaj Perëndimit, ishte emëruar ambasador në Uashington në mars të vitit 2025. Mandati i tij u shoqërua me një periudhë afrimi të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë, pasi presidenti Donald Trump nisi bisedimet dypalëshe me Moskën dhe reduktoi ndihmën amerikane për Ukrainën.
Përpara emërimit në Uashington, Darchiev kishte drejtuar Departamentin e Atlantikut të Veriut në Ministrinë e Jashtme ruse dhe kishte shërbyer si ambasador i Rusisë në Kanada nga viti 2014 deri në vitin 2021.
Vdekja e tij kujton edhe rastin e diplomatit tjetër rus, Vitaly Churkin, ambasadorit të Rusisë në OKB, i cili ndërroi jetë në vitin 2017, në moshën 64-vjeçare, pas një arresti kardiak, një ditë para se të mbushte 65 vjeç.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, jetëgjatësia mesatare e burrave në Rusi është 68 vjeç. m.k





