Studentët e Mjekësisë nuk e duan sistemin elektronik për evidentim në ligjëratë, paralajmërojnë protesta

Studentët e fakultetit të Mjekësisë kanë bojkotuar të mërkurën ligjëratat dhe ushtrimet, për shkak të një sistemi të ri elektronik që është funksionalizuar për të evidentuar prezencën e tyre në ligjërata. Studentët thonë se kjo formë po u cënon privatësinë e profesorët thonë se studentët po duan të shmangin pjesëmarrjen në orët e mësimit. Një takim me përfaqësues të Rektoratit, nuk dha rezultate e u paralajmëruan edhe protesta.

Një sistem që mundëson identifikimin se studenti është prezent në ligjëratë, u bë shkak që këta të fakultetit të Mjekësisë të bojkotojnë mësimin.

Rektorati i UP-së, që disa muaj, ka marrë vendim që vijueshmëria në ligjërata dhe ushtrime të evidentohet përmes sistemit elektronik, SEMS.

Sipas profesoreshës së Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Popovci, ky lloj kundërshtimi është i pakuptimtë dhe bëhet me qëllim që të shmangen ligjëratat.

“Më herët kanë qenë listat fizike, të cilat deri vitin e kaluar i kemi përdor, por të gjithë e dijmë që ato janë keqpërdor, për arsye se në momentin që iu ke lëshu studentëve listën, për dy minuta janë shumu studentët, edhe kartelat janë keqpërdorur. Ndërsa ky sistem kërkon që regjistrimi të bëhet përmes telefonit”, ka deklaruar ajo.

Pikërisht për këtë çështje, Rektorati i UP-së, i ftoi në takim studentët për t’u dakorduar mes vete, por pas dy orësh, nuk pati marrëveshje e studentët paralajmëruan masa.

“Do të ketë protestë paqësore para Dekanatit”, ka theksuar Dion Bajrami.

Nga rektorati bënë me dije se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me profesorët, për të zgjidhur problematikat lidhur me mungesat.

Përpos protestave, studentët kanë paralajmëruar se bojkoti do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, deri në përmbushjen e kërkesës që kanë./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika