Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit të dytë: Javën tjetër një tjetër ndërhyrje
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave në Tiranë, ka kryer këtë të mërkurë ndërhyrjen e dytë kirurgjikale në Itali.
Vishkulli ka bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses, por trajtimi i tij do të vijojë. Ai njofton se javën e ardhshme do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje, të cilën e cilëson si më të rëndësishmen, pasi lidhet drejtpërdrejt me rikthimin e shikimit.
“Ndërhyrja sot kaloi me sukses, por beteja vazhdon. Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim. Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime më e madhe është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time. Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë. Zoti më dhëntë forcë dhe u bëftë mbarë! Faleminderit të gjithëve që luteni dhe besoni bashkë me mua”, shkruan ai.
I riu ndodhet në Itali, ku po merr trajtim të specializuar për dëmtimin në sy të pësuar gjatë protestës në Tiranë.

Maran dhe Ismajli: Gati për Finlandën, objektivi është vendi i parë
Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti
- 19:02 150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen
- 18:54 Hita pritet në Romë nga homologu italian, në fokus lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimi policor
- 18:48 Zelensky takohet të enjten në Dublin me të dërguarit amerikanë: Evropa duhet të jetë pjesë e çdo faze të negociatave
- 18:47 FSK reagon pas publikimit të pamjeve ku një ushtar vetëplagoset duke gjuajtur me mitraloz (VIDEO)
- 18:45 Kane drejt rekordit historik me Anglinë: 100 gola është objektivi im i radhës
- 18:40 Kurti nga Parisi: Pranimi i Kosovës në BE bazuar në meritë, jo përmes një dere të pasme