Anketat e tetorit: BDI me 7,9% dhe VLEN me 7,1%, diferencë e ngushtë mes rivalëve shqiptarë

BDI-ja dhe VLEN-i ndahen nga vetëm 0,8 pikë përqindjeje, sipas të dhënave të tre sondazheve të zhvilluara gjatë tetorit dhe të bëra publike nga kryeministri Hristijan Mickoski në një takim me gazetarët.

Rezultatet tregojnë se BDI-ja siguron 7,9% të mbështetjes, ndërsa VLEN-i renditet me 7,1%, duke konfirmuar garën e ngushtë mes dy forcave politike shqiptare.

Të lidhura

None found

Në rang vendi, VMRO-DPMNE kryeson me 24% mbështetje. Pas saj vijnë LSDM me 8,5%, Levica me 6% dhe ZNAM me 2%.

Përmbledhja bazohet në tri anketa të kryera gjatë muajit tetor: dy prej tyre janë realizuar në terren, ndërsa e treta është zhvilluar përmes telefonit.

Sipas qytetarëve, problemet më të rëndësishme ku duhet të përqendrohet Qeveria janë korrupsioni dhe kriminaliteti, të cilat kanë marrë 33%, si dhe ekonomia dhe standardi i jetesës, me 27%.


Shtuar më 11.11.2026 18:38

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet