Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qeveria teknike, mesazhe të forta nga BE

Bardhi: Sulmi i Ballës ndaj eurodeputetit Michael Gahler është i papranueshëm dhe skandaloz

Bardhi: Sulmi i Ballës ndaj eurodeputetit Michael Gahler është i papranueshëm dhe skandaloz

17:22, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dënuar gjuhën përçmuese të Taulant Ballës ndaj eurodeputetit Michael Gahler, kreut të Delegacionit të Parlamentit Europian për zgjedhjet në Shqipëri.

Në një reagim publik, Bardhi e cilësoi sulmin ndaj Gahler si të papranueshëm dhe skandaloz, duke theksuar se apeli i eurodeputetit nuk përfaqëson një qëndrim personal, por reflekton edhe Rezolutën e Parlamentit Europian të vitit 2025.

Bardhi theksoi se garantimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë detyrime themelore për demokracinë dhe kushte të domosdoshme për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Ai paralajmëroi gjithashtu se askush nuk mund të intimidojë apo delegjitimojë përfaqësuesit europianë që kërkojnë respektimin e standardeve demokratike dhe vlerave të Bashkimit Europian.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Dënoj me forcë gjuhën përçmuese të Taulant Ballës ndaj eurodeputetit Michael Gahler, kreut të Delegacionit të Parlamentit Europian për zgjedhjet në Shqipëri dhe koordinator i grupit parlamentar të EPP-së. Ky sulm është i papranueshëm dhe skandaloz.

Apeli i Michael Gahler duhet të dëgjohet dhe të merret seriozisht, pasi ai nuk përfaqëson një qëndrim personal, por reflekton edhe qëndrimin e shprehur në Rezolutën e Parlamentit Europian të vitit 2025.

Garantimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme, të barabarta dhe demokratike, si dhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk është thjesht një kërkesë e partnerëve europianë. Ato janë një detyrim themelor i demokracisë dhe një kusht i domosdoshëm për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Askush nuk mund ta intimidojë apo ta delegjitimojë zërin e përfaqësuesve europianë që kërkojnë standarde demokratike dhe zgjedhje sipas parimeve dhe vlerave të Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco