Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga Ministria e Jashtme e Rusisë.
Darchiev ishte një diplomat karriere, me një përvojë të gjatë në shërbimin diplomatik dhe i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj Perëndimit.
Ai ishte emëruar në këtë detyrë nga presidenti rus Vladimir Putin në mars të vitit 2025, në një moment kur Moska synonte të rihapte kanalet e komunikimit me administratën amerikane të Donald Trump dhe të përmirësonte marrëdhëniet mes dy vendeve.
Emërimi i tij dhe përpjekjet për afrimin ruso-amerikan kishin ngjallur shqetësim në Ukrainë dhe në disa kryeqytete europiane, për shkak të pasojave që një ndryshim i tillë në marrëdhëniet mes dy fuqive mund të kishte në luftën në Ukrainë dhe në sigurinë e kontinentit.
Ndërkohë, autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende informacion mbi rrethanat dhe shkakun e vdekjes së diplomatit.
