Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 66 vjeçare.
CNN shkruan se lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Rusisë, ndërkoh që shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar ende publikisht.
“Darchiev ndërroi jetë papritur", tha Ministria në një deklaratë, duke e përshkruar atë si një "profesionist të jashtëzakonshëm".
“Alexander Darchiev shërbeu në një nga fushat më të vështira të politikës së jashtme ruse”, thuhej më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
“Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të përzemërta familjes dhe të dashurve të Alexander Darchiev”, vijonte deklarata.
Reuters shkruan se Putin emëroi Darchevin, një diplomat veteran i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Perëndimit, si ambasador në Uashington në mars të vitit 2025.






Komente
Komento