Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar trupin e pajetë të 40-vjeçarit me inicialet S.Y., i cili dyshohet se është vetëvarur. Menjëherë pas zbulimit të ngjarjes, ata kanë njoftuar policinë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima jetonte i vetëm dhe përballej me vështirësi ekonomike, por rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa trupi i pajetë është transportuar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb