Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, deklaroi se Kosova ndodhet në fund të listës së vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po shqyrtohet raporti i BE-së për Kosovën, ajo akuzoi Qeverinë për mungesë progresi në disa fusha të rëndësishme të procesit të integrimit evropian.
Të lidhura
None found
“Kosova është i vetmi shtet që ka qenë nën sanksione të Bashkimit Evropian për më shumë se 1 vit. Kanë kaluar rreth 10 vjet nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, e cila mbetet e vetmja marrëveshje kontraktuale që Kosova ka me BE-në, ndërsa LVV-ja e ka kundërshtuar fuqishëm. Po ashtu, kanë kaluar 4 vjet që nga dorëzimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE, por ajo ende ka mbetur në sirtarë”, u shpreh ajo.
Musliu-Shoshi theksoi se qytetarët dhe shoqëria e Kosovës e kanë të qartë orientimin evropian, ndërsa, sipas saj, mbetet e paqartë veprimtaria e Qeverisë në këtë drejtim.






