Durrësi pritet të jetë një nga qarqet e nxjehta të garës elektorale për pushtetin vendor që do të mbahen më 9 maj 2027.
Opozita në këtë qark ka arritur të marrë mandat edhe jashtë listës së sigurtë në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ditët e fundit deputeti Arjan Ndoja dhe kreu i PAA në Durrës kanë filluar bashkëpunimin për zgjerimin dhe bashkimin e frontit opizitar në këtë qark.
Pas këtyre lëvizjeve në kampin e opozitës duket se Edi Rama ka ndërmend të rikthejë Vangjush Dakon e famshëm në terren.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, i njohur ndryshe edhe si koordinatori me bandat e këtij qarku, pas daljes nga burgu është vënë përsëri në shërbim të Ramës për të ndikuar në procesin elektoral.
Nuk dihet se me çfarë cilësie, por Dako është parë të qarkullojë këto ditë me bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore Damian Gjknuri.
Nuk është e qartë nëse Gjiknuri do jetë drejtues politik i PS-së në Durrës, apo thjeshtë dyshja e famshme e masakrave elektorale ndien humbjen e bashkisë dhe janë vënë në lëvizje për të përfshirë bandat në këtë qark përsëri.
Kujtojmë se Dako është i akuzuar nga opozita për lidhje me dosjen e famshme “339”, e njohur si dosja e masakrës elektorale në Qarkun e Durrësit, ku bandat kriminale nën dirigjimin e hierarkëve më të lartë të Rilindjes u përfshinë direkt në deformimin e zgjedhjeve.
© SYRI.net
Këlliçi: I shërbeu Ramës për të zhdukur 15 bashki, bashkëkryetari i 5D Arbjan Mazniku, shpërblehet me 250 milionë lekë
Protesta nuk ndalet/ Studentët dhe qytetarët rrethojnë Ministrinë e Arsimit, kërkojnë largimin e Ramës
FOTO/ Dako me Gjknurin - Nisin pazaret e para për bashkinë e Durrësit në kampin socialist