Pas tubimit para Ministrisë së Arsimit, studentët, të rinjtë dhe pedagogët kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, për të vijuar protestën e tyre. Protestuesit kanë shprehur kundërshtinë ndaj qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Tubimi dhe marshimi u zhvilluan në mënyrë të qetë, pa u shënuar asnjë incident.